
Përfundon demarkacioni, s'ka njohje të Kosovës
Udhëheqësia e policisë në Dibër pa shqiptarë
Për fat të keq, në këtë stacion në vendet udhëheqëse nuk është inkuadruar asnjë shqiptar.
"Tifozët" nga Struga kapen me 4.3 kg heroinë
Luajnë me Skocinë, fyejnë shqiptarët!

Ujgurëve u ndalohet agjërimi dhe teravia
Autoritetet kineze kanë ndaluar faljen e namazit të teravisë, lëshimin e mjekrës dhe mbulesën për Ujgurët. Ndalesa ka paraparë edhe ndalimin e agjërimit për punonjësit publik, për mësimdhënësit, si dhe për anëtarët e Partisë Komuniste. Po ashtu parashihen dënime të ashpra për promovimin e agjërimit Regjioni Shaja ka ndaluar edhe mbulimin e grave si dhe zgjatjen e mjekrës "Duhet të merren të gjitha masat e duhura për ndalimin e mbajtjes së mjekrës si dhe mbulimin e grave" thuhet në një komunikatë. Një ashtu në Sinxhan xhamitë pësojnë një kontroll të jashtëzakonshme nga ushtria dhe policia. Në rajonin Shaja janë ndaluar programet fetare,emetimi i videove dhe fjalimeve me karakter fetar në ambientet publike.
Ndërsa sipas Dishlat Rashitit, zëdhënës i Kongresit Botëror të Ujgurëve, këto ndalesa i konsideron si hapa për të tensionuar gjendjen " Një ashtu këto do të ndikojnë në intensifikimin e përleshjeve" thotë Rashit.

"Dashuria" e fortë në mes mafies ballkanike
...."Pas takimit të tij me Klintonin, i thashë Millos (Gjukanoviçit) se tani do të jetë më mirë që ai të veshë një 'këmishë të pastër dhe me jakë të kollarisur' dhe të heqë dorë nga shoqëria e keqe", tregon Dik Sklari. Në tetor të vitit 2001, shërbimi i zbulimit britanik lajmëroi se Mali i Zi, më në fund, e kishte ndaluar tregtinë e cigareve me motoskafe. Gjukanoviçi e kishte kuptuar mesazhin dhe kishte vepruar, ashtu sikurse edhe i kishin kërkuar", shkruan gazetari i BBC-së dhe publicisti i njohur britanik, Misha Glen, në librin e tij më të ri, "MekMafia - Kriminaliteti pa kufi". Përfshirja e Malit të Zi në punët e Mafias ishte rregull dhe jo përjashtim. Më shumë se në çdo vend tjetër, në hapësirën e ish-Jugosllavisë politika dhe kriminaliteti i organizuar ishin të gërshetuara aq shumë, sa ky vend, në fillim të viteve '90, u zhyt në një luftë civile vëllavrasëse të frikshme. Krimi i organizuar kontrollonte diktatorët, politikanët e opozitës, liberalët, nacionalistët dhe demokratët, pra, me një fjalë, të gjithë. "Paraja ndahej midis funksionarëve të ndryshëm malazezë, të përfshirë në veprimtaritë që kishin miratimin nga lart në Podgoricë dhe në kuadrin e të cilave cigaret transportoheshin përmes Malit të Zi në Evropën Perëndimore. Kompaninë MTT e krijuan pjesëtarë të veçantë të kriminalitetit të organizuar në bashkëpunim me funksionarë të qeverisë së Malit të Zi. Kompaninë në fjalë e miratoi zyrtarisht Agjencia për Investimet e Huaja e Malit të Zi dhe ajo operonte nën mbrojtjen e posaçme të Millo Gjukanoviçit", vihet në dukje në procedurën gjyqësore të BE-së kundër dy kompanive amerikane të duhanit. Pas tetë vjet hetimesh, në tetor të vitit 2002, më në fund u ngrit akuza për bashkëpunim (bashkëfajësi) kundër dy kompanive amerikane, "R.J. Reynolds" dhe "Filip Morris".
Përfshirja e Mafias në tregtinë e duhanit
"Filip Morris", në vitin 2004, arriti marrëveshje me BE-në, që e çlironte nga përgjegjësia dhe ku (në marrëveshje) kjo kompani shprehte gatishmërinë të bashkëpunonte me BE-në kundër përfshirjes së Mafias në tregtinë e duhanit. Kompania "R.J. Reynolds", nga ana e saj, mohonte çdo lloj përfshirjeje në tregtinë ilegale të cigareve. Akuzat e vitit 2002 kishin një dimension të gjerë. Në to thuhej se tregtia e cigareve në Ballkan kishte lidhje me "larjen" e parave që siguroheshin nga droga kolumbiane. Po ashtu, në këto akuza tregohej hollësisht mënyra me të cilën Mali i Zi kishte fituar qindra milionë dollarë nga kontrabanda. Dy kompani malazeze, të dyja nën kontrollin e Gjukanoviçit dhe të shërbimit të fshehtë malazez, paguanin rreth 50-60 dollarë për çdo koli cigaresh që kalonte përmes vendit (Malit të Zi). "Paraja ndahej midis funksionarëve të ndryshëm malazezë, të përfshirë në veprimtaritë që kishin miratimin nga lart në Podgoricë dhe në kuadrin e të cilave cigaret transportoheshin përmes Malit të Zi", thuhet midis të tjerave, në dokumentet gjyqësore që iu paraqitën BE-së. Njëra nga dy kompanitë malazeze, me një emër simpatik dhe naiv, "Montegrin Tabak Transit" (MTT), ishte në bashkëpronësi të italianëve dhe, më pas, ajo u hetua nga organet përkatëse të BE-së, Italisë dhe Serbisë. Qysh në vitin 1994, BE-ja zbuloi se kontrabandistët e cigareve, me të cilët bashkëpunonte Gjukanoviçi, u privonin çdo vit organeve financiare përkatëse, kryesisht në Itali dhe Britaninë e Madhe, nga 6 deri në 9 miliardë euro që do t'u paguheshin atyre (organeve financiare shtetërore) në formë taksash mbi fitimet. Prokurorët italianë donin, deri në dëshpërim, të ngrinin akuza për kontrabandë kundër Millo Gjukanoviçit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan qeverisë në Romë një mesazh diskret, ku i luteshin asaj (qeverisë) që të mos e prekte Gjukanoviçin. Uashingtoni kishte nevojë për Gjukanoviçin në luftën kundër Millosheviçit. Gjukanoviçi thoshte se të ardhurat vjetore nga tregtia e duhanit të Malit të Zi nuk i kalonin të 40 milionë dollarët dhe se me to mbuloheshin shpenzimet shtetërore të përditshmërisë. Në vitin 1998, kur italianët vendosën të ngrinin akuza kundër Gjukanoviçit, Dik Sklari u dërgua nga Uashingtoni në Romë që të merrej vesh në emër të aleatit ballkanoperëndimor. Sklari iu drejtoi mikpritësve italianë pyetjen logjike: "Përse, ju, thjesht nuk i jepni Millos 40 milionë euro që ai ta mbyllë këtë 'punë'?". Italianët e refuzuan (krejtësisht pa logjikë) këtë propozim, por, në kohën, kur Klintoni dhe Gjukanoviçi u takuan, në verë të vitit 1999, lufta në Kosovë tashmë ishte fituar dhe Presidenti i Malit të Zi nuk ishte më aq i vlefshëm si aleat. Mesazhi i Uashingtonit tani ishte i qartë se, nëse ai (Gjukanoviçi) donte marrëdhënie të afërta me NATO-n dhe BE-në, ishte tamam koha që ai të dilte nga "loja" e kontrabandës së cigareve. "Mbas takimit të tij me Klintonin, i thashë Millos që tani ai të vishte 'një këmishë të pastër e me jakë të kollarisur' dhe të hiqte dorë nga shoqëria e keqe", tregon Dik Sklari.
Gjatë viteve '80 dhe '90, pabarazia, për sa i përket pasurisë dhe zhvillimit, mes Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore, kishte marrë përmasa të mëdha. Asnjëherë më parë, kaq shumë evropianoperëndimorë (75 për qind) nuk kishin jetuar jo vetëm mbi pragun e varfërisë, por edhe në kushte jetese të favorshme solide. Në gjysmën e dytë të viteve '90 pati polemika dhe debate të shumta lidhur me atë nëse vendet evropianoperëndimore të kamura do të mund t'i ruanin sistemet e veta sociale dhe subvencionet shtetërore, me gjithë mplakjen e shpejtuar të popullsisë dhe antipatinë ndaj ardhjes së fuqisë punëtore të lirë nga jashtë. Dukuria e krijimit të ekonomive të reja dinamike në Evropën Lindore e nxori më në pah këtë problem, sepse polakët, çekët, hungarezët dhe të tjerët ishin gati të punonin me kohë pune më të gjatë dhe, ndërkohë, pranonin të paguheshin më pak, sepse donin të kompensonin gjysmëshekullin e kaluar në fatkeqësinë e quajtur komunizëm.
Dëshmitarë të një kolapsi shkatërrimtar
Ritmet e rritjes në Evropën Lindore nisën të ndiqnin një kurbë në rritje mbas rënies së Murit të Berlinit. Gjermania nisi të ngrinte kapacitete të veta industriale në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Hungari, ndërkohë që programi i afrimit të vendeve të Evropës Lindore me Bashkimin Evropian parashikonte kalimin e shumave të mëdha në fondet e caktuara për zhvillimin e rajonit dhe, nëpërmjet përdorimit të tyre, synohej lufta kundër varfërisë dhe dhënia e ndihmës për zhvillimin e institucioneve demokratike në Evropën Lindore. Njerëzit e thjeshtë vazhdonin të ankoheshin për vështirësitë ekonomike në kushtet e kapitalizmit, por, mbas disa vështirësive të fillimit, niveli i jetesës nisi të ngrihej. Megjithatë, për shkak të luftës, sanksioneve dhe planeve të këqija të ripërtëritjes dhe të zhvillimit, njerëzit në Ballkan u bënë dëshmitarë të një kolapsi (rënieje) shkatërrimtar dhe të menjëhershëm kokëposhtë të të ardhurave dhe të nivelit të tyre të jetesës. Nga ana kulturore, njerëzit në Evropën Lindore jo vetëm që e ndjenin veten si evropianë, por ishin edhe të rrethuar nga evropianë. Shihnin televizionet dhe filmat e tyre, dëgjonin muzikën e tyre dhe ishin krejtësisht të ndërgjegjshëm sesa të pasur ishin fqinjët e tyre. Për më tepër, në rastet e rralla kur atyre u lejohej të udhëtonin te fqinjët e tyre perëndimorë, ata (banorët e vendeve të Ballkanit), në shpesh raste, u nënshtroheshin procedurave nënvleftësuese dhe ofenduese nga ana e shërbimeve të imigracionit të atyre vendeve.
Në fund të fundit, ata ishin viktima të konsideratës stereotipe për ballkanasit si vrasës të lindur që ndjejnë kënaqësi vetëm kur therin ndonjë fqinjin e tyre! Në rast se e krahasojmë këtë gjendje sociale mizerabël, të cilën e karakterizonin papunësia, amullia e përgjithshme dhe dhuna, të vendeve të Ballkanit me parajsën me pasuri të pamata të Evropës Perëndimore që ndodhet kaq pranë, a duhet ta shtrojmë pyetjen sesa i fortë ishte tundimi për t'u përfshirë në botën e kriminalitetit të organizuar? Por, sidoqoftë, më shokuese dhe më befasuese është ajo sesi këta njerëz që kanë nxitur urrejtje dhe luftëra midis popujve, në fshehtësi bashkëpunonin njëri me tjetrin si miq dhe partnerë biznesi. Kështu, "ekipet" dhe mafiozët kroatë, boshnjakë, shqiptarë, maqedonas dhe serbë kanë bashkëpunuar ngushtësisht njëri me tjetrin. Ata blinin, shisnin dhe shkëmbenin të gjitha llojet e mallrave, duke e ditur se niveli i lartë i besimit të ndërsjellë është shumë më i fuqishëm sesa lidhjet kalimtare të mbështetura te nacionalizmi histerik. Këtë të fundit ata e nxisnin vetëm midis njerëzve të zakonshëm, në radhë të parë që të maskonin dyfytyrësinë e vetë. Një komentator, me të drejtë, ka vënë në dukje se republikat e reja që u krijuan në Ballkan, udhëhiqen nga një "kartel që ka dalë nga partitë komuniste në pushtet, policia, ushtria, Mafia, me Presidentin e republikës në qendër të kësaj rrjete merimangash… Nacionalizmi fisnor ka qenë një mjet i pazëvendësueshëm i kartelit për paqëtimin e vartësve të vetë dhe një maskim për privatizimin pa pengesa të aparatit shtetëror", thekson ky komentator.
Si pasojë e luftës të sanksioneve dhe të korrupsionit në Ballkan, në gjysmën e parë të viteve '90 shtetet që u krijuan mbas shpërbërjes së Jugosllavisë së dikurshme u orientuan drejt Mafias, duke e mbajtur këtë të fundit me ndërgjegje, gjallë, me synimin që të ruanin dhe të krijonin logjistikën e nevojshme për sipërmarrjet ushtarake. Nuk kaloi shumë kohë dhe elementët kriminalë vendosën kontrollin e tyre mbi ekonominë, pushtetin dhe luftën. Cilido, me sado pak ambicie politike serioze, nuk kishte alternativë tjetër veçse t'i bashkohej kësaj "valleje".
(VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM)







