Mozaik

Komento |  
Çiljeta kopje e Aguilierës

Është bërë i njohur tashmë për publikun, "dënimi" që mori këngëtari kosovar me banim në Zvicër, Valton Krasniqi, pasi u zbulua se kënga e tij ishte e vjedhur. Ndodh gjithmonë edhe në botë që në një kompeticion, këngët të kalojnë në sita shumë të holla, para se të marrin vlerësimin e duhur. Por duket se ky nuk do të mbetet episodi i vetëm i festivalit prestigjoz "Kënga Magjike 2008". Sipas njoftimeve që na kanë bërë lexuesit dhe mbas verifikimeve tona, duket se kënga e Çiljetës "Duty free" ngjan shumë me këngën e këngëtares së famshme amerikane Christina Aguiliera me titull "Candyman". Mbase në fillim askush nuk e ka vënë re këtë ngjashmëri pasi dihet edhe hiret e Çiljetës ta turbullojnë paksa gjykimin. Por performanca e saj natën e parë të festivalit "Kënga Magjike" duket se shumë dashamirësve të muzikës u ka kujtuar pikërisht këngën e Aguilierës. Pjesa që është si e recituar është kopje, po kështu edhe uniforma e marinarit siç e shikoni edhe në këto dy foto. Por kur e kemi parë me kujdes, në fakt edhe tekstet e dy këngëve ngjajnë. Aguiliera thotë kështu në këngën e saj "Ne shkuam në një one stop shop për të pirë diçka", ndërkohë që Çiljeta thotë "Duty free ishte vendi ku ne shkuam për të pirë diçka". Mbasi i dëgjuam të dyja këngët me vëmendje dhe u bindëm për ngjashmërinë e tyre, vendosëm ta publikojmë këtë fakt, meqë në një festival siç e thamë edhe më lart është shumë e rëndësishme origjinaliteti i këngës në mënyrë që konkurrimi të jetë i ndershëm.
Komento |  
Nora, superseksi pa sutjena
Askush nuk e vëreu këtë detaj... Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë që nga mbajtja e edicionit të "Video Fest", i cili mbahet çdo vit në Prishtinë. Ajo që u vu re këtë radhë ishte paraqitja e këngëtares Nora Istrefi. Një fustan i kuq dhe tepër elegant jo shumë i ekspozuar, gjithashtu flokët tepër bukur të rregulluara... Mirëpo flitej se kreatorja, e cila kishte dizajnuar fustanin, Xheraldina, ishte frymëzuar nga fustani i aktores Hilary Swank, vetëm se dallonte nga ngjyra. Gjithashtu fustani ngjasonte shumë në model dhe në ngjyrë me një fustan dhe paraqitje të këngëtares Adelina Ismajli dhe gjithë kjo paraqitje bëri shumë bujë në mediat kosovare. Ndërkohë ajo që askush nuk e vëreu, ishte se Nora në këtë paraqitje ishte vetëm me fustan dhe asgjë poshtë tij (pa jelek)... Siç e shihni edhe nga fotoja fustani është aq transparent sa na lejon ta verifikojmë lehtë këtë fakt. Gjithsesi, Nora është një këngëtare shumë e mirë, por edhe një femër shumë seksi.
Komento |  
Jonida Maliqi, fituesja magjike
Jonida Maliqi është fituesja e festivalit "Kënga Magjike 2008". Në finalen që u mbajt në mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, këngëtarja Maliqi u shpall fituese, pasi mblodhi numrin më të madh të pikëve nga kolegët e saj, të cilët ishin pjesëmarrës të këtij festivali.