Muzeu i lirisë! Te ne! Në dëgjim të parë tingëllon interesant. I lirisë. Po, i lirisë. Mirëpo te ne ka ndodhur diçka paradoksale: e kanë prishur Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve që prodhon lirinë, emancipimin, dinjitetin, krenarinë kombëtare dhe e kanë marrë pastaj lirinë - ta vendosin në muze. Në muzeun e lirisë! Në muze do ta ruajnë lirinë, kurse neve do të na detyrojnë të rrimë "vullnetarisht" jashtë lirisë e prej këndej të shikojmë qetas si do të vazhdojnë ta shkatërrojnë të ardhmen tonë, dinjitetin, krenarinë kombëtare. Aferim! Aferim!
Xhabir Hamiti është një intelektual me njohuri të thella të fesë islame. Duke lexuar biografinë e tij shihet se Hamiti nuk është diletant si jo pak krerë të sotëm të Bashkësisë Islame të Kosovës
Duhet të arrijmë një progres konkret në promovimin e vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, mbi të cilat mbështetet siguria jonë e përbashkët
Ky pozicion i BDI-së, roli i të cilit është vetëm sa për të siguruar kuorum në Qeveri dhe Parlament për realizmin e platformës së VMRO-DPMNE-së, çdo ditë e më shumë e rëndon, edhe ashtu të rëndë pozitën e shqiptarëve në Maqedoni
Politikat ditore nuk përtojnë t'i zgjasin duart për të hipotekuar apo monopolizuar data. Për ta ilustruar, mjafton të sjellim në vëmendje ceremoninë e Jubileut të Kongresit të Manastirit
Frika e reaksionit zinxhir mbi zhvillime të ndryshme ekonomike politike e sociale, frika e një anarkie në çdo fushë furnizojnë instrumentin e nevojshëm për të vënë në jetë këtë rend të ri, gjë që duket se do të jetë përfundimi i vetëm i mundshëm
Për Akademinë nuk është etike të flasin vetëm ata, të cilët në procesin e zgjedhjes disa herë me radhë marrin zero vota, ose pak më shumë se kaq. Derisa dy krahët më të diferencuar të skenës politike te ne, LDK-ja dhe PDK-ja, në institucionet e pushtetit në Kosovë hanë llokumet e përbashkëta të një martese të lumtur, neve në atë shtëpinë e rrëgjuar të Akademisë na mpihen dhëmbët...
Ismail Qemali do t'i kishte kuptuar mirë fjalët e Presidentit Udrou Uillson. Do ta kish rrokur kuptimin e Uillsonit se liria nuk është një ngjarje e veçantë, që ndodh një herë e pastaj lihet pas dore, por, përkundrazi, një vazhdimësi përpjekjesh dhe vigjilence dhe lufte
Sikur Mitat Frashëri, Gjergj Fishta etj., ta dinë se ku kanë hyrë emrat e tyre, do dilnin nga varri dhe do na pështynin në fytyrë, gjë që vlen edhe për manifestimin e sivjetmë që nuk u mbajt atje ku i takon, por në një objekt ushtarak të Shkupit
-Pranvera ka vendosur të mos vijë më te ne.
-Po, mos të vijë! Edhe ashtu ne nuk jemi holandezë që të mërzitemi për lulet. Çka na duhet. Për çfarë do të na hynte në punë pranvera?
Tashti, pra, që tha se do bëjë tutje njiashtu si ka bërë gjer më tashi, gjersa këtoditëzaj kërcet druri i policisë së 'vëndit' të tij mbi njerëzinë tonë, gjersa hallakatet tërë kjo njerëzi me bastisje policore nga Shkupi gjer në Likovë, si skenë e dytë e vrasjeve dhe e bastisjeve nga Brodeci gjer në Shkup; ky, pra tashti do bëjë 'tërheqjen' e tij 'taktike' të dhënies me qira në guvernën e Gruevskit
Duke qenë jashtëzakonisht tolerantë dhe pragmatikë ndaj feve të tjera, shqiptarët myslimanë në Ballkan meritojnë të kenë prijës fetarë, të cilët aktivisht marrin pjesë në debatet e rëndësishme mbi rolin e islamit në shoqëri, në Evropën e bashkuar, në demokraci
Ku janë intelektualët shqiptarë që të reagojnë kundër kësaj politike poshtëruese që janë duke e bërë integristët e rrejshëm
Muaji nëntor është muaj i shenjtë për gjithë shqiptarët. Rastësia apo Zoti deshi në këtë muaj të ndodhin gjërat më të dalluara të historisë sonë. Mirëpo, si duket dreqi po ju mundëson injorantëve, matrapazëve dhe gjithfarë manipulanti të përfitojnë poenë politik në përvjetorët e këtyre ngjarjeve
E kam vënë theksin tek gjuha standarde, sepse mendoj se është instrumenti kryesor që e krijon dhe e forcon komunikimin dhe integrimin brenda shqiptar, ndërkaq faktorët e tjerë, siç janë besimet fetare, ndarjet politike dhe administrative, interesat ekonomike, apo grupore herë e pengojnë dhe shpesh e ngufasin procesin e bashkimit të vlerave të përbashkëta
Duhet ditur se përveç Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonia është vendi i fundit që zbaton mësimbesimin fetar nëpër shkolla. Pra, të gjitha shtetet perëndimore qysh herët zbatojnë një gjë të tillë
Në filmat amerikanë, shpeshherë, përsëritet fjalia me peshë e një maksime morale, " You can do it! (Ti mund ta bësh atë). Me këtë maksimë, kultura amerikane e mbështet ndërmarrësin, aktivizimin, iniciativën individuale dhe lufton pasivizmin, defetizmin, nihilizmin, dorëzimin në situata të vështira
Instituti i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të Shqiptarëve funksiononte prej ditës së inaugurimit e deri në ditën e mosvazhdimit (bllokimit) të mandatit tim të dytë nga ana e BDI-së. BDI shfarosi Institutin duke e përdorë skemën e vet neveritëse, të njohur dhe të përsëritur shumë herë, për çka gëzon të drejtën e vet autoriale. Pra, ky subjekt politik një herë e shfaros "objektin" e synuar, pastaj deklaron se na paska ardhë që t'i ofrojë ndihmë "objektit" të cilin vet e ka shkatërruar!
Ky jubile, në krye të një shekulli, u bë me shëmti se kujtimin e tij e bënë zuzarë që nderën e gjuhës, "të kësaj gjuhe që është rrnesa jonë", si i thoshte fjalës Shtjefën Gjeçovi: të "kësaj gjuhe që është tapia e shpirtit dhe e vendit tone", si e la fjalë Josif Bageri, e bënë plaçkë pazari në Marrëveshjen e Ohrisë, duke përunjur turpërisht vendin e saj në Kushtetutë, që e lanë pa emër gjuhe dhe që e bënë si një gjuhë pakice kombëtare vetëm për 20 për qind shqiptarë
Mbase kam paragjykime, por shumica e qyteteve të Serbisë më duken të hirta, depresive, monotone, sidomos në vjeshtë dhe dimër. Ndonëse kryeqytetasit e këtij shteti përpiqen që qytetin tyre, Beogradin ta paraqesin si qytet të bardhë( serbisht beo- i bardhë, grad- qytet)
Ky koalicion qeveritar që në fillim u kuptua si orvatje për manipulim me elektoratin dhe margjinalizimin e plotë të shqiptarëve. Dëshmi për këtë janë 100 ditët e këtij partneriteti qeveritar, ku BDI-ja ishte tërësisht në shërbim të realizimit të programit të VMRO-DPMNE-së
... nuk lodhet kush që ngjyrën e tingujve ta zbusë, ta çlirojë nga frenat e fshatit të lindjes. Rend me retorikën e tyre të rraskapitur fonetika e ligë. Këto zonja e këta burra në fjalorin e tyre me të cilën mundohen ta arrnojnë retorikën e politikanit shpesh nuk kanë y-ja, nuk kanë rr-ja
Duke u dehur me gëzimin e skllavërisë, do harrojë njerëzia jonë se kanë rënë në rrëzomë të re të poshtërimit dhe të humbisjes së gjuhës dhe të vendit ku rrojnë dhe prapë do rrinë si të mortshëm e të patrazuar, si rrinë tashi, kur në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit, do nisin të shkruajnë shqip me germa të sllavosura BA[KIMI DEMOKRATIK PER INTEGRIM, KLUBI FUTBOLISTIK [KENDIJA...
Degradimi kombëtar po ndodhë ditë e më shumë, para syve tanë. Partia e koalicionit qeveritar, BDI, mburret me funksionimin normal të koalicionimit të saj me VMRO-DPMNE-në. Ndërkohë që të gjithë shqiptarët e vendit dhe, më gjërë, po shohin se ky koalicion po rrjedh binarëve të abnormales, drejt dështimeve fatale. Gjithësesi, në fund koston do ta paguajë vetë BDI! A ka filluar ky shpagim?!
Sot zbresin aktivistë të degëve e të krandeve të ndryshme (siç do të kishte thënë Salajdin Salihu i urtë) e vijnë në Shkup në pazaret e tenderëve, (duke shkelur nëpër idealet e Havziut, të Myftarit, të shumë e shumë burrave të tjerë që kanë qenë roje e identitetit në kohët më të vështira), kurse Nevzati, Nevzat Halili me meritat e mëdha endet nëpër entet e punësimit
Nga shqiptarët kemi heshtje, ndërsa maqedonasit bishtnojnë me terminologji bajate ku në vend që Maqedoninë ta quajnë shtet multietnik, e prezantojnë atë si shoqëri multietnike. Me dashje apo pa dashje askush nuk thirret në Kushtetutë dhe tolerohet manipulimi nga maqedonasit
Mospërmbushja e të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit është një refren që përsëritet çdo vit në raportet e KE-së. Dokumenti kornizë që ka të bëjë me avancimin e pozitës së shqiptarëve akoma nuk është përmbyllur edhe pas shtatë viteve të përfundimit të konfliktit në Maqedoni
Po bëhen 100 ditë. Asnjë shenjë se ju punon ndonjë shqisë. Ata nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk reagojnë edhe kur "partnerët" ua nxjerrin sytë. Janë paralizuar me vetëdëshirë dhe për inat të tjerëve...