Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente4• |  
Na ishte njëherë dinjiteti shqiptar

Avni HALIMI
100 ditët e qeversijes së VMRO-DPMNE-së dhe bërja e koqes së sefasë në këtë qeverisje nga ana e BDI-së, kohë më parë, nga kryeministri Nikolla Gruevski u vlerësuan si 100 hapat e rilindjes kombëtare (maqedonase)! U radhitën të gjitha "të arriturat", si në sferën ekonomike, ashtu edhe në atë sociale, kulturore, sportive, ushtarake etj. Partia politike shqiptare e cila këmbadoras po zvarritet në këtë pushtet, BDI, shprehu kënaqësinë e vet duke nënvizuar se Marrëveshja e Ohrit po realizohet me korrektësi! Platfomra kombëtare, programi politik, prioritetet partiake, thuase nuk janë fare të rëndësishme dhe pjesë e bashkëqeverisjes për BDI-në. Pastaj, kjo Marrëveshje, fatkeqësisht, tashmë ka nisur të gjasojë në një relikt xhami i cili, sa herë që po gjendet në duar të strukturave të BDI-së po thyhet në copa. Marrëveshja e Ohrit tashmë është degraduar deri në atomin e vet të fundit.

Marrëveshja e Ohrit, medalion me dy faqe
Për hirë të korrektësisë kombëtare, duhet shpjeguar udhëheqësve të BDI-së faktin që kjo Marrëveshje është si një medalion me dy faqe: në njërën faqe është figura që shpreh militaritetin dhe në faqen tjetër figura që shpreh paqen.
Faqa e parë, ajo e luftës, përfundoi, në momentin kur u bë çarmatimi i UÇKombëtare dhe shpartallimi i saj si dhe kur ndërkombëtarët garantuan për një përfundim të përhetrshëm të luftës në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve. Garancioni për një përfundim të tillë i dha dritë dhe faqes tjetër të medalionit - paqes. Pas një lufte, në paqe, nuk ka më ndërkëmbëza etnike, nuk ka shkelje të dinjitetit, aq më pak shkelje të identitetit kombëtar! Ne këtë faqe të medalionit duhet të reflektojë avansimi socio-kulturor i etnisë së shkelur dhe jo matrapazllëqet dhe pazarllëqet për të ardhur në pushtet me qëllim të përuljes në shenjë të kërkimit falje për prishjen momentale të komoditetit kombëtar (maqedonas). Thënë shkurt: Marrëveshja e Ohrit po zbatohet vetëm aty ku ka garanca të ndërkombëtarëve, ndërsa ty ku kanë dhënë garanca shumica nacionale maqedonase si dhe udhëheqësit e BDI-së, ka një shkelje flagrante të dinjitetit shqiptar. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në disa raste nënvizoi se për këta 100 ditë "qeverisje" ka arritur suksese të konsiderueshme, duke përfshirë në këto suksese miratimin e ligjit për gjuhë, hapjen e dy fakulteteve të dispersuara në Kumanovë si dhe pranimin e Kosovës! Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se, e futi në legjislacionin maqedonas gjuhën shqipe!
Po deri në atë dakik nuk flitej gjuha shqipe në Parlament?! Po Marrëveshja e Ohrit parashikon që vetëm në parlament të flitet gjuha shqipe apo, në tërë territorin e Maqedonisë të flitet si gjuhë zyrtare edhe gjuha shqipe! BDI jo një herë e parcializoi Marrëveshjen e Ohrit si pasojë e marrëveshjeve politike sa herë që me kryeneqësi insistonte të vijë në pushtet!
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se, arriti të hapë fakultete në Kumanovë!
Edhe diletanti më i madh politik do të hapte fakultete kur të tjerët do t'ia themelonin! Këtu strukturat më të larta të BDI-së meritojnë "lavdërata" sepse për herë të parë vepruan pa inat! Deri më tani, për inat të PDSH shkatërruan çdo gjë kombëtare që mbante vulën e PDSH! Madje e pranojnë edhe degradimin kombëtar vetëm për inat të PDSH-së! Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se, falë kësaj parti Maqedonia e pranoi pavarësinë e Kosovës? Ky është skaji më absolut i diletantizmit politik! E para, tërë opinioni botëror e di se PDSH dorëzoi memorandumin një muaj më parë, madje edhe kushtëzoi: nuk ka kthim të PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë, përderisa nuk nis debati për pranimin e Republikës së Kosovës! Sikur të mos ishte Ministri i Mbrojtjes Amerikane, sikur mos të ishte administrata amerikane që u dha ultimatum si Malit të Zi ashtu edhe Maqedonisë, Kosova nuk do të pranohej edhe një kohë shumë të gjatë nga këto dy republika! Kur të kihen parasyshë këto fakte, atëherë, vërtet ç'bëri BDI për këto 100 ditë qeverisje! E shtoi në maksimum, jo vetëm brengën kombëtare por edhe mllefin e pashënuar më parë kundër një partie shqiptare. Sot, të gjithë shqiptarët po e përjetojnë një riurrejtje patologjike maqedonase! VMRO-DPMNE nuk është strukturë partiake nacionale e cila me aq lehtësi do të hyntë në koalicion qeveritar! Arriti që ta "degradojë" PDSH-në dhe ta ngris artificialisht BDI-në me të vetmin qëllim që t'u tregojë shqiptarëve se kush është boss e kush palaço në këtë vend! Këtë superioritet po e ushtron ditë për ditë ndërkohë që në këtë drejtim po e përjeton edhe bekimin e BDI-së .

Partia si paradhomë burgu
VMRO-DPMNE nuk e harron aq lehtë kërcënimin permanent të PDSH-së sa herë që partia maqedonase tentonte të tallej me dinjitetin shqiptar! Nuk është kohë shumë e kaluar! Dy vjet më parë, përgjatë 100 ditëve PDSH nuk participoi por ushtroi qeverisje në vend. Ngriti institucione dhe iniciativa në të mirë të shqiptarëve! Le të shpaloset historia e "Maqedonisë demokratike" dhe le të shikohet se kur shqiptarët e vendit përjetuan prurje politike, ekonomike, sociale e kulturore më shumë se sa përgjatë këtyre dy viteve të fundit!
Çka bëri BDI për këto 100 ditë qeverisje të përgjumtë?! Asgjë, përveçse dhjetra herë funksionarët e saj u prononcuan se kanë respekt për identitetin e maqedonasëve dhe se do ta përkrahin identitetin e tyre! Cilin identitet? Për cilin identitet brengosen zotërinjtë e BDI-së? Për atë identitet i cili kahdo që të rrotullohet nëpërkëmb dhe mohon identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë! Morali i politikës është: respekt të identitetit për identitet! Çka bëri tjetër BDI- a e VMRO-DPMNE-së? Miratoi sërë ligjesh diskriminuese për shqiptarët e Maqedonisë! Më i dhimbshëm është ligji për gjuhë, ligji për natalitet që parasheh vetëm stimulimin e natalitetit maqedonas, ligjin për ekologji, gjegjësisht për higjienë, i cili po i mbush rrugët e parqet e vendit me shqiptarë e me romë të dënuar për moshigjienë, pa ua krijuar paraprakisht kushtet për një jetë ekologjike! Për këto 100 ditë u rrahën e maltretuan dhjetra shqiptarë, u shprehën qartë ndjenjat raciste antishqiptare, madje ky racizëm u institucionalizua, sidomos nëpër disa shkolla të vendit! Me katastrofalja, u lejua të procesuohen katër rastet e kthyera nga Haga. Hataja ndodhi kur deputetëve shqiptarë të BDI-së u hiqet imuniteti e që të njejtit ndiqen penalisht. Deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili, në vend që të artikulojë nevojat e popullit në Parlament, tash e sa kohë ka mbetur pa nam e pa nishan! Ali Ahmeti, përfaërsisht tha: mos u brengosni për këto cikërrima, nëse një ditë vjen koha dhe ngritin procedurë edhe kundër meje, atëherë ngrituni në këmbë!
Ndërsa po pija një kafe me një shef të një gazete ditore shqiptare të vendit, e afërt me partinë shqiptare në pushtet, më tha: ditë e më shumë po na vie inat që jemi shqiptarë. Jemi bërë asfalt për maqedonasit. BDI na mori më qafë, më dhimbset vota që ia dhash! Davaritja e kësaj Partie do të jet mallkim për shkak të nonshalancës së saj politike. Ku ta gjejmë edhe një herë Thaçin e ta shohim se si dinsëzave ua përplas grushtin mbi tavolinë. Jemi bërë të lutemi për pak dinjitet! Aman, vetëm pak dinjitet!

 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1. Emri: trimi e-mail: trimi@hotmail.com
  • Komenti: Nuk duhet vetem kritikuar per te kritikuar, por ti permbledhim faktet, PDSH ja u be argat e Nikolla Gruevskit, dhe punonte kunder shqipetareve, nuk u dasht te ulet ne kete qeveri ky ishte gabimi i pare, kurse BDI ja gabonte kur ishte ne opozite nuk e pranoi Univerzitetin e Kumanoves, por e la kerqoven ne duart e shkieve kunder PDSH. kjo do te thote se ne punojme kunder vehtes.Ali Ahmeti gaboi me ligjin e gjuhes dhe hyrjen tani ne qeveri pa qmim, hyri si PDSH ja ne qeveri, Gjuhen zyrtare e la gjysem, Skenderbeun e paguajten Biznismenet shqipetar qe u reketuan ne emer te komunes, punet e liga te Pdsh i ka sod BDI ja, si reketimin hajdutllekun, prostitucionin qe e keni ne komunen e qairit, Vehabizmin qe ka karakter terorist e jo fetar, larg fese islame qe eshte fe e paster dhe e shendoshe ne krijimin e personalitetit te njeriut, dallim tjeter eshe se kuadrat e PDSH i ka zgjedh Vet MENDUHI, kurse ne BDI se ka kete pune ne dore ALI aHMETI por e kan komandantat e pa shkolle qe emrojne me dhune ke te dojne, familjarizmi ne dem te popullit, kjo e sjell punen dhe luften e UCK ne dileme se luftuam per hajni, ta shkelim popullin dhe vulnetin e tij premtimet e dhana e keshtu me radhe.
 
2. Emri: Habib e-mail: habib.shaqiri@hotmail.com
  • Komenti: Plotesisht pajtohem me komentin e zotit Avni se me ardhjen ne pushtet te BDI humbi dinjiteti Shqiptar zotnive ne fjale me teper u interesojn pozitat dhe tenderet se sa ceshtja Shqiptare.Shqiptaret ne Maqedoni shum shpejt do ta kerkojn zotin Mendu Thaci por kam frik se do te jet von.Qe nga pavaresimi i Maqedonis e deri me sot BDI dhe strukturat e saja jan ana me e zeze e kombit Shqiptar
 
3. Emri: Granit e-mail: granitti_83@hotmail.com
  • Komenti: Eh more njerz po pak si von asht te ju bje ndermend tash per Menduh Thacin, pse nuk ju kujtua kjo gje me 15 qershor, po votuat (ne realitet votuan per ju) disa matrapaz qe edhe shtepia e vet ua ka pa sherrin, e tash duroni vllezer e mos harroni keto gjera ne zgjedhjet e ardhshme VENDORE, PRESIDENCIALE e PARLAMENTARE. Qka asht ma tragjike ju vinte keq kur Menduh Thaci ua perplaste grushtin ne tavoline atyre dinsëzave (ushtareve te Nikolla Gruevskit), thonin po i shtyn shqiptaret te armiqesohen me vllezerit maqedonas, e ky zotriu Ali Ahmeti na paska qen "DEMOKRAT" e do e vendose paqen e stabilitetin ne vend se Njësia Speciale për Integrim me falni Bashkimi Demokratik per Integrim po punuaka ne interes te shqiptareve, tash duroni e mallkoni kë të duani por per gjithqka asht von ma. Kaq ishte kapitulli i DEMOKRACISË së Ali Ahmetit edhe BDI.
 
4.  
Komenti:  Ti gjete me fole per dinjitetin shqiptar? Ta nderrun ministrin e kultures tuj qene ne qeveri, as qe e morret vesh. Turp te keni, shitet poziten e shqiptareve si sahanlepiresa. A nuk ta vret koken fakti qe PDSH nuk ka fitu zgjedhje ASNJIHERE ne histori???
Emri:  Arbeni
Email:  arbenishkupi@gmail.com