Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente2 • |  
Nënçmimi i shqiptarëve

Iljaz HALIMI
Pavarësisht se si u zhvilluan zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, ato i mundësuan BDI-së që përmes epërsisë së numrit të deputetëve të hynë në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në.
Pas çdo zgjedhje parlamentare, kudo që ato ndodhin, formohen qeveri në bazë të koalicioneve me më pak apo më shumë parti politike, varësisht prej numrit të deputetëve që kanë ato. Kjo është normale, e lejueshme, legale ngase çdo parti politike formohet dhe merr pjesë në zgjedhje me qëllim të marrjes së pushtetit. Nëpërmes qeverisjes më lehtë mund të realizohen përcaktimet programore apo premtimet që jepen para elektoratit.
Ndryshe nga ajo që është praktike kudo në botë, ku programi i një qeverie hartohet me përfshirjen e elementeve të programeve të partive qe vendosin bashkërisht të qeverisin, këtu te ne ndodhi e kundërta - BDI-ja hyn në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në me marrëveshje ku nuk përfshihet asnjë pikë e programit të saj zgjedhor. Këtë marrëveshje e bëri publike anëtari i Kryesisë qendrore të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Ai me rastin e shpalljes së koalicionit, mes tjerash tha - "ramë dakord me BDI-në që të hymë së bashku në koalicion qeveritar me këto kushtet: gjatë mandatit katërvjeçar të mos kërkohet bashkimi i Komunës së Kërçovës me Komunën e Osllomesë dhe Zajazit, bashkim ky që duhej të realizohej sipas ligjit më 2008, çështjet që mbajnë siglën etnike të mos hapen gjatë katër viteve të ardhshme, zgjidhja e statusit të viktimave nga konflikti i vitit 2001 do të bëhet në kuadër të ligjeve ekzistuese dhe pasi të zbatohet në tërësi programi i VMRO-DPMNE-së - Rilindja në 100 hapa 2008-2012", se nuk do të ndryshohet ligji për përdorimin e flamurit kombëtar të shqiptarëve" etj".

Asnjëherë më
vështirë se sot
Ky koalicion qeveritar që në fillim u vërejt me mjaft skepticizëm, rezerva, madje u kuptua si orvatje për manipulim me elektoratin dhe margjinalizimin e tërësishëm të kërkesave të shqiptarëve. Dëshmi për këtë janë 100 ditët e këtij partneriteti qeveritar, ku BDI-ja ishte tërësisht në shërbim të realizimit të programit të VMRO-DPMNE-së. Kjo ishte e dukshme, e qartë dhe mjaft transparente për opinionin. Kur e kemi parasysh këtë marrëveshje nuk e di se pse nga dikush është pritur që BDI-ja të punojë konform zotimeve të plasuara gjatë fushatës paraelektorale. Udhëheqësia e BDI-së në krye me Ali Ahmetin këtë marrëveshje e ka kuptuar seriozisht, andaj edhe kishte dhe ka kujdes që atë të mos e pengojë, ngase parësore për te është të qenit në Qeveri, e jo diç tjetër që lidhet me pozitën e shqiptarëve. Me një pozicionim të këtillë të BDI-së, kundrejt kërkesave të shqiptarëve, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë në situatë më të vështirë se sot. Të thirresh në emër të vullnetit dhe legjitimitetit të popullit dhe atë pasi të hysh në Qeveri ta harrosh dhe nëpërkëmbësh është jo njerëzore, jo etike, degraduese dhe tejet nënçmuese për shqiptarët. Këtë që e potencova mund ta argumentoj secili njeri i cili me vëmendje i ka përcjellë proceset politike dhe krejt atë që gjatë këtyre 100 ditëve kjo Qeveri ka bërë. Unë do t'ia përkujtoj opinionit vetëm disa nga dështimet e shumta të qeverisjes së BDI-së gjatë këtyre 100 ditëve, edhe atë:
- Miratimin e Rregullores së punës të Parlamentit, në të cilën është paraparë që kryetarët e komisioneve parlamentare të mund mbledhjet t'i udhëheqin edhe në gjuhën shqipe si dhe materialet që kanë të bëjnë më seancat e Parlament t'i marrin po ashtu në gjuhën amtare. Mirëpo, me këtë rregullore nuk lejohet që seancat parlamentare të udhëhiqen nga kryesuesit e mbledhjeve ne gjuhën shqipe, si dhe ministrat shqiptar në seancat kushtuar pyetjeve të deputetëve të përgjigjen në gjuhën shqipe.
- Miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike brenda natës, duke përjashtuar çdo debat rreth tij, e veçmas konsultimin me opozitën. Ky ligj nuk është asgjë tjetër pos përmbledhje e neneve apo dispozitave ligjore të ligjeve aktuale, ku në forma të ndryshme lejohet përdorimi i gjuhës shqipe dhe asgjë më tepër. Sipas këtij ligji ndalohet përdorimi i gjuhës shqipe në Qeveri dhe në shumë institucione tjera. Shembull se si duket një ligj për përdorimin e gjuhëve të etnive të ndryshme e kemi përdorimin e gjuhës serbe në Kosovë.
- Miratimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve apo thënë ndryshe për shtimin e popullsisë, i cili si i tillë është diskriminues për shqiptarët dhe etnitetet tjera jo maqedonase. Ky ligj i favorizon vetëm nënat që do të lindin më shumë se dy fëmijë, edhe atë në komunat ku kryesisht jetojnë maqedonasit.
- Miratimin e Rebalancit të buxhetit për vitin 2008, sipas të cilit ministrave të BDI-së u zvogëlohet buxheti. Kështu, me këtë rebalanc më së shumti është dëmtuar Sekretariati për implementimin e MO, të cilës i zvogëlohen 40% e mjeteve nga shuma e përgjithshme që ishin paraparë për vitin 2008.
- Refuzimin nga ana e kryeministrit Gruevski të kuadrove të BDI-së të propozuar për vendet udhëheqëse në institucionet shtetërore. Të gjitha këto kuadro, për fat të keq, zgjidhen sipas shijes së Gruevskit. Kështu ndodhi me eliminimin e Durakut dhe Buxhakut për ministra, e më pastaj edhe të Vullnet Ahmetit për zv.ministër në Ministrin e Arsimit. Ngjashëm u refuzuan edhe shumë kuadro tjerë të BDI-së që duhej të emërohen në disa drejtori.

Ministrave u ndalohet shqipja
- Tendencën e kësaj qeverie për mbylljen e Institutit për trashëgimi materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve - Pjetër Bogdani, për themelimin e të cilit janë dhënë me vite sakrifica të mëdha. Është e pakuptueshme kjo vërsulje e BDI-së për t'ia vënë drynin këtij institucioni me të vetmin pretekst pse PDSH-ja atë e themeloi.
- Paaftësinë e BDI-së që t'i ndalon katër rastet e Hagës. Me këtë ajo bëhet pjesëmarrëse në moszbatimin e Ligjit për amnisti. Mungesa e kapacitetit të BDI-së që t'i parandalon këto raste legjitimon gjyqësinë maqedonase që qindra të rinj shqiptarë të dalin para gjyqit dhe të dënohen me pa të drejtë.
- Mosgatishmërinë për realizimin e Marrëveshjes mes R. M-së dhe R. Shqipërisë për heqjen e regjimit të vizave të arritur gjatë qeverisjes së PDSH-së. Megjithëse ekziston kjo marrëveshje, problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Shqipërisë në kufirin e R. M-së,janë të mëdha. Kohëve të fundit qytetarët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova ngarkohen edhe me taksa të dyfishta që drejtpërdrejtë atakon xhepin, edhe ashtu të zbrazët të bashkëkombësve tanë.
- Miratimin e Ligjit për marrëdhënien e punës me të cilin dëmtohen interesat edhe të të punësuarve shqiptarë. Në të ardhmen punëtorët do të kenë pushim vjetor vetëm 14 ditë, të dielave do të punojnë pa ndonjë kompensim të veçantë, ndërsa femrat e sapomartuara vitin e parë nuk guxojnë të mbeten shtatzënë pasi punëdhënësi mund t'i përjashton nga puna.
- Ministrave të BDI-së u ndalohet të flasin në gjuhën shqipe në konferencat për shtyp, që i organizojnë ata vet. Kështu ishte rasti me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (kuadro I BDI-së), të cilit në një konferencë për shtyp, zëdhënësja Veliçkovska, ia bëri me dije ministrit Bajrami se nuk ka të drejtë t'u drejtohet gazetarëve në gjuhën shqipe.
- Shkarkohen kuadro shqiptar nga institucione të ndryshme dhe në vend të tyre emërohen maqedonas. Raste të këtilla ka shumë. Mjafton të përmend disa nga ato: shkarkohet kryetari i Këshillit drejtues të Mbrëmjeve strugane të poezisë, z.Iljaz Osmani dhe në vend të tij emërohet Sllave Dimovski, në njësinë rajonale të Fondit pensional invalidor në Ohër shkarkohet Dezdemona Dauti dhe në vend të saj vjen Biljana Gjorgjeska, në Entin shëndetësor rajonal të Tetovës dhe Kumanovës shkarkohet drejtori Hadi Kasami dhe Ragmi Jusufi dhe në vend të tyre caktohen Valentina Jorgusheska dhe Gordana Stojanovska, largohet nga posti i drejtorit të shkollës së mesme të muzikës në Tetovë Jeton Pustina (i cili para pesë muajve emërohet në atë post, edhe atë për herë të parë një drejtor shqiptar pas shumë dekadave të udhëheqjes së këtij institucioni nga kuadro maqedonas) dhe në vend të tij caktohet një maqedonase, shkarkohet Vildane Palloshi si kryetare e Komisionit invalidor të shkallës së dytë pranë Fondit pensional invalidor dhe në vend të saj emërohet Lubica Veliçkovska, shkarkohet nga posti i drejtorit të Qendrës rekreative sportive Kodra e Diellit në Tetovë, Alajdin Hasani dhe në vend të tij vjen Pero Damjanovski, në Qendrën e kulturës në Gostivar shkarkohet drejtori Ylber Zulfiqari dhe në vend të tij emërohet Nikita Nikollovski. Krahas këtyre shkarkimeve janë bërë edhe qindra shkarkime tjera si në Ministrinë e Mbrojtjes, Kulturës, Punëve të Brendshme etj.
- Thellimin e krizës ekonomike, rritjen e inflacionit, rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe rritjen e çmimit të mijëra artikujve ushqimorë. Kjo situatë gjatë kësaj qeverisje vetëm sa bëhet gjithnjë e më e rëndë.

VMRO me kohë
e ndihmoi BDI-në
- Vazhdimin e provokimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë greke nga ana e Gruevskit, duke e pamundësuar pranimin e RM-së në NATO dhe BE. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme të kësaj qeverie, ku merr pjesë edhe BDI-ja, e cila drejtpërdrejtë prek edhe interesat e shqiptarëve. Shqiptarët janë bërë peng i kapricave të ngushta të udhëheqësisë maqedonase.
- Lënien pas dore të 700 shqiptarëve të zhvendosur nga konflikti i vitit 2001, të cilët për shkak të mungesës së kushteve elementare për jetë ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
- Aksionin policor ndaj familjes Ramadani në Tetovë, me pretekst të marrjes së një arme, ku me përdorimin e forcës dhe dhunës policore kanë tmerruar anëtarët e kësaj familje.
- Miratimin e ligjeve të cilat, shpesh ka ndodhur, që deputetët e BDI-së ato të mos i lexojnë fare. Kështu është rasti me Ligjin për "baranitellat", i cili edhe pse u kontestua publikisht nga deputeti Hani, sepse sipas tij, në tekstin e ligjit mes tjerash qëndron formulimi për UÇK-në si organizatë terroriste, ai, më vonë, pasi e lexon ligjin i bie "pishman" pse atë më parë e konteston. Krejt kjo ndodhë brenda një dite.
- Rastin e nxënësve shqiptarë të shkollës së mesme Arseni Jovkov dhe Pançe Karagjozov, të cilët me muaj të tërë maltretohen pa mos u mundësuar të vijojnë mësimin në objektet përkatëse. Ngjashëm është rasti me nxënësit shqiptar të fsh. Idrizovë të cilëve nuk u mundësohet të shkollohen në gjuhën amtare.
Nëse e kemi parasysh edhe problemin e nxënësve të shkollës së mesme ekonomike në Kumanovë, të cilëve nuk u garantohen kushte normale për mësim, atëherë unë pyes se ç'duhet ende të ndodhë me nxënësit shqiptarë që të reagon BDI-ja me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve..
- Këto dhe shumë e shumë raste tjera janë dëshmi, fakte të mjaftueshme për qeverisjen 100 ditëshe kukull të BDI-së. Jo rastësisht VMRO-DPMNE me kohë e ndihmonte BDI-në, madje edhe gjatë kohës së qeverisjes së saj me PDSH-në. Si dëshmi për këtë është marrëveshja e tyre e njohur si "Marrëveshja e Majit", por që në esencë ajo nuk paraqiste ndonjë zgjidhje reale të kërkesave të shqiptarëve.
Mbështetja që VMRO-DPMNE ia dha BDI-së u vërejt edhe gjatë ditës së zgjedhjeve të fundit parlamentare me ç'rast shumë institucione atë ditë mbanin krahun e BDI-së, veçmas Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni shtetëror zgjedhor. Kjo mbështetje nuk qe e rastësishme. Gruevski ishte tejet i interesuar që BDI të fiton bindshëm kundrejt PDSH, që kështu ta ketë më lehtë të arsyetohet para elektoratit të vet se pse hyn në koalicion me BDI-në. Po të ndodhte ndryshe VMRO-DPMNE do të detyrohej të hyjë në koalicion me PDSH-në dhe me këtë nuk do të mund t'i shmangej realizimit të 6 kërkesave të Marrëveshjes së Marsit.

 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
Komenti:  Vazhdimësia e padrejtë ndaj shqiptarëve- Politika sllavo-maqedone e udhëhequr prej krye banditit plak Sllobodan Kiro Gligorov dhe kriminelëve të tij Nikolla Gruevski dhe Branko Cervenkovski afer nje dekade i kajn perdorur te gjitha rotacionet politike vetem pas konfliktit te vitit 2001-perseri ne maqedoninë pansllaviste te mbyzotrojë fryma irendiste maqedone,ndërsa te drejtat e realta të popullit shqiptar fare mos realizohen në sferen politike ekonomike e shoqërore por kjo e drejt kombëtare e shpirtërore te ngelje ne leter si pragmatizëm i vdekur.mirpo ne kemi potencial politik e diplomatik qe ceshtjen tonë ta mbrojmë para kriminelve sllav dhe miqve tonë ndërkombëtar tju themi se ket politik qe e udheheqin sllavet kunder popullit shqiptar nuk shkon drejt integrimit te strukturave veri-atlanitke dhe hyrjes ne nato por kjo politik i jep mbeshtetje Beogradit dhe Moskes per te pasur fuqi gjeo-politike ne ballkanin tonë te vjeter.për ne si popull është i papranueshem cdo emer qe ka pas shpine indiditet sllav dhe ne nuk mund si popull shqiptar te jemi pre e ketyre negociatave te padrejta maqedonia as si shtet e as si popull nuk ka ekzistuar asnjeher por eshte vetem nje pjellë pas lënse e kriminelit komunist jugosllav Tito.rruga jonë si popull është bashkimi me shtetin tonë amë Shqipërinë dhe integrim i përbashket ne strukturat e popujve apo kombeve civilizuese të cilët kajnë vlera properëndimore.
Emri:  Jeton
Email:  jeton_histori@hotmail.com
 
2.  
Komenti:  Z.Iljaz halimi por ne kur ishim ne koalicjon me vmro-dpmne duhet te tregosh se ic ma shum nuk kemi pas pushtet. po kemi pas vetem shoku i yt Reft Elmazizi edhe at per detyra specijale per ti nencmuar dhe per ti likviduar [xhavit morinen.komandantin e poclicis te matecit rahjen e shqiptarit nga fshati-Odri i tetoves dhe shum akte te tjera kriminele]. Zotni halimi si e shpjegoni ikjen e antarsis te pdsh tek Imer Selmani edhe at jo pak por 90%. Zotni Halimi vendojani gishtin mendjes. ne zgjedhjet e ardhshme pdsh-ja perspektive 0% shpejt do shihet.
Emri:  selim
Email:  i.n.v.v@hotmail.com
Tel: