Titujt

PDF  PDF KOHA

SHKARKO KOHA PDF FORMAT

Financial markets

 

 

Sport

Komento |  
Palestër me emrin e Tërstenës
Fitim KRYEZIU
Shkup, 23 shkurt - Komuna e Çairit ka dorëzuar një propozim deri tek Agjencia për Rini dhe Sport (ARS), që njëra prej dy sallave sportive të cilat do të fillojnë të ndërtohen në Çair, ta mbajë emrin e ish-kampionit Olimpik, Shaban Tërstena. Një lajm të tillë për gazetën "Koha" e ka konfirmuar edhe
zëvendësdrejtori i ARS-së, Fevzi Mani. "Jemi në fazën kur duhen të pastrohen të gjitha dilemat të cilat kanë të bëjnë me çështjet pronësore juridike të parcelave, të cilat janë si propozime të mundshme për tu ndërtuar këto palestra. Për njërën prej sallave të cilat duhet të ndërtohet në afërsi të komunës së Çairit, ka arrit një propozim prej komunës së Çairit, që ky objekt të mbajë emrin e legjendës së mundjes Shaban Tërstena, i cili nuk ka medalje të cilën nuk e ka fituar në karrierën e tij disa vjeçare. Kështu, që një propozim i tillë do të jetë plotësisht i pranueshëm nga ana ime", tha Mani.
Një informatë të tillë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Komunës të cilët thanë se kjo për momentin është vetëm propozim, e cila nuk do të thotë se kjo edhe do të jetë përfundimtare. "Mendoj se emri i lartpërmendur është vetëm si propozim, dhe nuk do të thotë se kjo do të jetë përfundimtare. Ne kemi analizuar mirë karrierën e këtij mundësi dhe kemi sjellë në përfundim se bëhet fjalë për një sportist i kalibrit botëror, i cili ka përfaqësuar në mënyrë të dejtë popullin shqiptarë. Ai njëherë ka qenë edhe njeriu i cili në karrierën e tij të begatshme, ka një të kaluar të mrekullueshme duke fituar medalje të shumta nga garat e ndryshme botërore", tha Avni Kallaba, zëdhënës i Komunës së Çairit. Ndryshe, ARS-ja së shpejti do të promovon katër palestra, prej të cilave dy janë ndërtuar dhe presin vetëm prerjen e shiritit, atë në fshatin Zherovjanë të Komunës së Bogovinës, dhe atë të fshatit Sllupçan. Në fazën përfundimtarë të ndërtimit janë salla e Sarajit dhe palestra në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Të gjitha këto salla janë si projekt i ARS, i quajtur ndërtim i 35 palestrave sportive, të cilat duhen të ndërtohen në gjithë vendin.
Komento |  
Refuzohen kosovarët
Federata e Tenisit të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Bordit Menaxhues të Tenisit Evropian për të mos e pranuar aplikacionin për anëtarësim të Kosovës. Presidenti i Tenisit të Evropës, Jacques Dupre, në një letër dërguar presidentit të Tenisit të Kosovës, Shkelzen Domi, ka njoftuar se në takimin e javës së kaluar në Cyrih, Bordi Menaxhues ka vendosur të mos e mbështesë aplikacionin e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Federata e Tenisit të Kosovës, e cila vendimin e fundit të Tenisit të Evropës e ka cilësuar si të padrejtë.