Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
UNS plotëson kushtet e kërkuara
Patriot LUMANI
Strugë 11, korrik - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, përkundër akuzave ditë më parë, është tërhequr nga mundësia për mbylljen e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Todorov, siç kanë njoftuar zyrtarë të këtij universiteti, pas verifikimeve të bërë nga dikasteri që edhe drejton, ka njoftuar se tanimë UNS po i plotëson kushtet që iu caktuan nga MASH-i dhe Inspektorati i arsimit. Madje, Todorov ka thënë se nga të gjithë universitetet private ku u konstatuan parregullsi, vetëm Universiteti Ndërkombëtar i Strugës po ecën në drejtimin e duhur. Sipas titullarit të MASH-it, UNS ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm me anë të të cilit, ky universitet ka përmirësuar ato parregullsi, të cilët më herët ishin konstatuar nga inspektorët e arsimit. Ndërkohë, për kryetarin e Bordit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, Armend Kadriu, ky ishte një kurth i ngritur për dëmtimin e imazhit të këtij universiteti, i cili me sukses po konkurron në arsimin e lartë në vend. "Më në fund, pas presionit që i është bërë nga ambasada amerikane dhe ambasadorët e vendeve mike evropiane, ministri Todorov e tërhoqi deklaratën dhe e pranoi realitetin që UNS është i vetmi universitet që i plotëson kushtet dhe standardet e arsimit të lartë sipas parametrave më moderne të BE-së. Me këtë rast, ne i falënderojmë ata që na mbështetën në këtë sulm të padrejtë që iu bë universitetit tonë për të favorizuar një universitet tjetër me prejardhje ruse, me të cilin UNS ballafaqohet në Strugë dhe Gostivar. Duhet ti sigurojë prindërit, studentët dhe maturantët në Maqedoni dhe më gjerë se, UNS gjithmonë do të respektojë ligjin për arsimin e lartë si dhe konventat ndërkombëtare, dhe do vazhdojmë të punojmë si lider në këtë fushë për një perspektivë më të mirë të shqiptarëve në rajon", potencoi Kadriu. Kryetari i Bordit të UNS u bënë apel të gjithë prindërve që t'i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë institucion të arsimit të lartë, i cili po sjellë cilësi dhe performancë superiore në tregun dhe botën akademike në vend dhe që me sukses po u qëndron presioneve nga qarqe të ndryshme politike. UNS dhe Ministria e Arsimit u përfshin në një polemikë të ashpër pas deklarimeve që erdhën nga kjo e fundit se, UNS nuk posedon lejet dhe akreditimet e nevojshme për funksionim e rregullt të saj, deklarime të cilat u hodhën poshtë nga krerët e universitetit dhe të cilët e akuzuan ministrin Todorov për sulme të motivuara për interes të një universiteti tjetër konkurrent. Përballja shkoi deri aty sa në Gjykatën Themelore të Strugës, u dorëzua një padi penale ndaj ministrit të Arsimit, Nikolla Todorov, si dhe ndaj drejtorit të Inspektoratit arsimor, Xhorxhi Arsov nga ana e kryetarit të Bordit drejtues të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.
Sipas Armend Kadriut, kjo padi u bë sepse të dy titullarët e lartë të Arsimit, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe me deklaratat e tyre, i kanë shkaktuar dëme të mëdha imazhit të këtij universiteti.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.