Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Veljanovski i shpëton shkarkimit
Shkup, 11 korrik - Ka mbaruar pa sukses iniciativa e opozitës maqedonase për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, për shkak të ngjarjeve të 1 korrikut. Opozita e kryesuar nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, nuk ka arritur t'i bind deputetët e shumicës parlamentare, se kryeparlamentari Veljanovski është përgjegjësi kryesor për incidentin e ndodhur në Parlament, kur erdhi deri tek një fërkim mes deputetëve nga opozita dhe disa pjesëtarëve të policisë. Seanca plenare, e cila të shtunën ishte e thirrur enkas për kërkesën për shkarkim të Veljanovskit, ka qenë e përshkuar me akuza dhe kundër-akuza të rënda mes dy partive më të mëdha maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Kreu i Parlamentit - Veljanovski, është distancuar nga përgjegjësia për incidentin, ndërsa ka thënë se fajtorë për të njëjtin janë deputetët e LSDM-së. "Ja ku janë fotografitë nga incidenti, unë nuk jam në këto fotografi, unë nuk tërheq pjesëtarë të Ministrisë për Punë të Brendshme. Ju u futët dhunshëm në kabinetin tim", ka thënë Veljanovski, në përgjigjen e tij ndaj sulmeve opozitare. Ndërkaq, nga LSDM kanë akuzuar se me praninë e pjesëtarëve të pauniformuar të policisë, Qeveria dhe VMRO-DPMNE kanë instaluar shtetin policor, ndërsa kanë vlerësuar se mos respektimi i Ligjit për Parlamentin dhe futja e policisë brenda objektit të ligjvënësit pa lejen e kryeparlamentarit, është ndërhyrje e vrazhdë në demokracinë parlamentare. "Sot e varrosëm demokracinë në Maqedoni. Duhet që deputetët e VMRO-së të ndalen dhe të thonë stop në ndërhyrjet e institucionit ligjvënës. Sovranitetin e Parlamentit janë duke e programuar Jankullovska dhe Gruevski", ka akuzuar koordinatorja e Grupit parlamentar të LSDM-së, Cvetanka Ivanova. Ndërkaq, këtë javë pritet që përfaqësuesit e partive, sërish të ulen dhe të tentojnë të merren vesh për formimin e Komisionit anketues, për të cilin, VMRO dhe LSDM kanë qëndrime të kundërta lidhur me përmbajtjen dhe formën e të njëjtit. Formimi i këtij Komisioni anketues, ka qenë edhe njëra prej porosive të ambasadorit të BE-së në Shkup, Ervan Fuere. (SH.L.)
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.