Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Treçereku i shtetasve optimistë për BE
Evis HALILI
Shkup, 10 korrik - Më shumë se një e treta e të anketuarve për Sekretariatin e Çështjeve Evropiane, besojnë në anëtarësimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. Gjatë tre viteve të ardhshme, ata e shohin vendin në BE, ndërsa pjesa tjetër, prej 1110 të anketuarve në total, besojnë se anëtarësimi do të ndodhë pas pesë vjetësh, ndërkohë që të tjerë nuk besojnë se vendi do të arrijë të anëtarësohet ndonjëherë. Shqiptarët kanë dhënë kryesisht përgjigje optimiste. Shumica e tyre janë prononcuar "pro" integrimit sa më të shpejtë, madje optimistët shqiptarë janë më të shumtë nga ato maqedonas. Mbi 35 për qind prej tyre e besojnë këtë fakt, ndërkohë që prej maqedonasve të anketuar, vetëm mbi 31 për qind janë përgjigjur pozitivisht. Rritja e mirëqenies, shtimi i investimeve të huaja dhe stabiliteti cilësohen si tre prej ndikimeve pozitive që do të vijnë si pasojë e anëtarësimit. Sipas anketës, 21.6 e të anketuarve besojnë se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së në 5 vitet e ardhshme, 14.8 për qind brenda 10 vitesh, por 11.1 për qind janë të bindur se vendi nuk do të arrijë kurrë që të bëhet pjesë e familjes evropiane. Të tjerë, rreth 20 për qind, nuk e kanë idenë se cila mund të jetë data, qoftë edhe e përafërt e këtij integrimi. Anketa gjithashtu ka treguar se 28.8 për qind e qytetarëve shprehin bindjen se anëtarësimi në BE, do të ndikojë pozitivisht, mbi të gjitha në zhvillimin ekonomik, 16.9 për qind prej tyre, 11.9 për qind të tjerë dëshirojnë të besojnë se do të rritet fluksi i investimeve të huaja dhe mbi 11 për qind shpresojnë se anëtarësimi do të sjellë edhe një stabilitet më të madh. Të tjerë shpresojnë se ky proces do të çelë fronte të reja pune duke ulur edhe numrin e të papunëve. Një prej pjesëve të anketës së Sekretariatit të Çështjeve Evropiane ku tregon me mënyrën e informimit të tyre për procesin e integrimit evropian, vërteton se televizioni dhe interneti janë dy mjetet më popullore të informimit. Afro 84 për qind të të anketuarve pohojnë se të dhënat i grumbullojnë nga mediat elektronike dhe vetëm 5,8 përqind prej tyre nga gazetat.
Anketimi është realizuar gjatë periudhës 3 dhe 4 korrik përmes telefonit dhe tek 1110 shtetas nga Instituti i Kërkimeve Politike sipas kërkesës së Sekretariatit të Çështjeve Evropiane. Prej tyre, 73.3 për qind ishin maqedonas, 22.3 për qind shqiptarë dhe 4.3 për qind prej etniteteve të tjera. E ndarë në dy pjesë, të publikuara gjatë fundjavës, 75 për qind e shtetasve ishin "pro" anëtarësimit të vendit në BE, përkatësisht në pjesën e parë të publikuar të shtunën.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.