Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Nuk pritet shumë në Tabanoc
Nazmije KAMBERI
Kumanovë, 4 janar - Edhe përkundër lëvizjes së dobët të automjeteve nëpër qytet, më vështirë e kanë bashkatdhetarët të cilët këtyre ditëve pas pushimeve dimërore në vendlindje, kthehen në shtetet evropiane.
"Unë po nisem me shprese se do të kalojmë mirë rrugës. Dhashë Zoti të mos ketë edhe shumë borë që të arrijmë me kohë në Gjermani. Shpresoj se edhe në kufi nuk do të krijohen kolona të gjata të pritjes, pasi që zakonisht këtu në Tabanoc kemi një përvojë të hidhur sa i përket pritjeve", thotë Rabiti, i cili me familjen ishte nisur ditën e diel dhe priste kolonën e krijuar në vendkalimin kufitarë Tabanoc.
Përfaqësues policor të vendkalimit kufitarë në Tabanoc thonë se nuk ka tollovi dhe se pritjet më të gjata për të gjitha llojet e automjeteve për hyrje në shtetin e Maqedonisë janë vetëm 15 minuta, ndërkohë që për dalje të njëjta mundë të zgjasin deri më 30 minuta. Qytetin e Kumanovës e ka mbuluar dëbora, e cila gjatë ditëve të fundit ka rënë pandërprerë dhe ka vështirësuar komunikacionin në të gjitha rrugët lokale dhe magjistrale. Sasia e borës ka arritur deri më 10 centimetra ndërkohë që shumica e qytetarëve në mënyrë të organizuar nëpër lagje të qytetit kanë bërë pastrimin e dëborës.
Megjithatë, ekipet e ndërmarrjes e cila ka fituar tenderin nga Komuna e Kumanovës për pastrimin e borës nga orët e mëngjesit kanë filluar me pastrimin dhe tërheqjen e borës nga rrugët kryesore. "Bora e ditëve të fundit ka vështirësuar komunikacionin jo vetëm në qytetin tonë por në mbarë shtetin. Mundohemi maksimalisht me makinat tona profesionale që të bëjmë pastrimin e plotë të rrugëve dhe deri më tash nuk kemi hasur në ndonjë problem apo vështirësi", thonë punëtorët e ndërmarrjes "Hulusi Komerc" nga Kumanova. Ndërkohë, as qytetarët nuk kanë ndonjë vërejtje për punën e ndërmarrjes pasi sipas tyre, ata intensivisht punojnë dhe janë në terren. Edhe në Komunën e Likovës dëbora ka vështirësuar qarkullimin e lirë të automjeteve, megjithatë i njëjti është liruar pas aksionit për pastrimin e rrugëve nga ekipet e "Makedonija Pat".
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.