Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Autostrada e Bllacës
pret koncesionerin
Zejnulla VESELI
Shkup, 11 korrik - Me para të siguruara nga Banka Botërore, ndërmarrja ndërtimore "Granit" nga Shkupi filloi ndërtimin dhe rindërtimin e vendkalimit kufitar "Bllacë". Në afat kohor prej 14 muajve, Maqedonia do të ketë vendkalim kufitar të modernizuar për lëvizjen e automjeteve të lehta, autobusëve dhe udhëtarëve në drejtim të Kosovës. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Zoran Stavrevski, gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të vendkalimit të ri kufitarë në Bllacë. Ndërkaq, sa i përket zgjerimit të autostradës Shkup-Bllacë, që është më se e rëndësishme për qarkullimin e lirë të automjeteve, autobusëve apo kamionëve, Stavrevski tha se ky projekt do të pret kohë më të mira, sepse siç është arsyetuar ai, Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka gjetur koncesionerin e volitshëm që do të ndërtojë autostradën Shkup-Bllacë.
"Me modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të vendkalimit kufitar, qeveria edhe njëherë dëshmon se vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit", tha Stavrevski. Vendkalimi kufitar Bllacë, pas një viti, sipas Stavrevskit, do të jetë më pajise më të modernizuara, me një ndërtesa të re administrative dhe një objekt të posaçëm për kontrollimin e autobusëve dhe udhëtarëve.
"Me 324 milionë dollarë këmbimi tregtar vitin e kaluar, Kosova mbetet partneri numër një i Maqedonisë. Edhe më tej, Maqedonia realizon suficit të lartë me Kosovën dhe nëse për gjysmë vjetorin e parë të vitit të kaluar, saldoja tregtare me Kosovën ishte 35 milionë dollarë, për të njëjtën periudhë të këtij viti kemi rritje për 4 herë më shumë, gjegjësisht 165 milionë euro", tha Stavrevski. Ndërkohë, për ministrinë e Ekonomisë, Fatmir Besimi, zgjerimi i vendkalimit kufitar në Bllacë do të jetë shumë i rëndësishëm për rritjen e këmbimit tregtar midis Kosovës dhe Maqedonisë si dhe lehtësime gjatë kalimit të kufirit. "Benefitet e vendkalimit të ri në Bllacë do të jenë të shumëfishta, si në aspektin e lëvizjeve dhe komunikimeve të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia, ashtu edhe për bashkëpunim sa më të madh të komunitetit të biznesit të dy vendeve.
Në pyetjen se pse Qeveria nuk e sheh si prioritet sigurimin e mjeteve financiare për zgjerimin e rrugës Shkup-Bllacë me një gjatësi prej 12 kilometra e që financiarisht ka koston më të ulët se ndërtimi i vendkalimin kufitar, ministri Besimi tha se edhe ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë është pjesë e projektit për ndërtimin e vendkalimit kufitar dhe se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë, tashmë kanë harmonizuar dinamikën e ndërtimit të kësaj autostrade. Për momentin ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, është në ankand publik dhe pasi të përfundon procesi i gjetjes së koncesionerit, ministri i Ekonomisë ka thënë se do të fillojnë punimet në terren.
Ndërtimi i vendkalimin kufitar Bllacë sipas përfaqësuesit të Bankës Botërore (BB), Bekim Imeri, është rezultati i nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e vendkalimit kufitar financuar nga BB në kuadër të projektit të dytë për lehtësime tregtare dhe transportuese në Evropën juglindore.
Ndërkaq, sipas drejtorit të Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov, me rikonstruimin e vendkalimit kufitar, parashihet rritja e numrit të korsive nga dy në katër në hyrje, dhe nga dy në tre korsi në dalje të vendkalimit kufitar. Po ashtu, parashihet edhe ndërtimi i objekteve modern për kryerjen e shërbimeve, formaliteteve nga ana e organeve doganore.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.