Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
36 vrasje për një vit
Ilir IVANOVSKI
Shkup, 4 janar - Në Maqedoni, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 36 vrasje, prej të cilave numri më i madh është kryer në territorin e Shkupit. Motivet për numrin më të madh të vrasjeve janë zënkat dhe rrahjet paraprake. Policia me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve forcuese për zgjidhjen e këtyre veprave të llojit të rëndë, ka ndriçuar dhe dokumentuar tërësisht 32 vepra, me çka është arritur efikasitet prej 89 për qind. Për veprat e ndriçuara penale janë ngritur padi penale kundër 36 kryerësve, prej të cilëve 34 janë meshkuj, ndërsa vetëm 2 janë femra. Për dallim nga vitet e kaluar, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, nuk janë regjistruar vrasje të shumëfishta. Trembëdhjetë vrasje janë regjistruar në territorin e Shkupit, në Gostivar gjashtë, në Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Prilep janë regjistruar nga tri vrasje, dy vrasje kanë ndodhur në Veles dhe nga një në Manastir, Kërçovë dhe Shën Nikollë. Nga të dhënat e prezantuara është evidente se gratë shumë rrallë paraqiten si kryerëse të këtyre veprave penale, gjegjësisht në një rast bëhet fjalë për vrasjen e një fëmije gjatë lindjes, ndërsa në tjetrin vajza 21-vjeçare nga Kumanova, pas zënkës paraprake, me thikë ka vrarë një person, me të cilin paraprakisht ka qenë në lidhje dashurie. Sipas analizës së bërë të kryerësve të vrasjeve sipas moshës së tyre, numri më i madh janë të moshës prej 35 deri 50 vjeçar, 13 vetë janë të moshës 18 deri 35 vjeçar, shtatë vetë janë të moshës mbi 50 vjeçar, prej të cilëve më i vjetri ka pasur 68 vjet. Kryerësi më i ri për vrasje në vitin 2008 është adoleshent i moshës 16 vjeçare, i cili me shufër të metalit ka vrarë një person 49 vjeçar. MPB-ja nënvizon se nga analiza e viktimave sipas gjinisë, 27 viktima janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 9 viktima janë femra. Sipas strukturës së moshës, numri më i madh janë i kategorisë mbi 35 vjeçar, 8 vetë janë të moshës prej 18 deri në 35 vjeçar, ndërsa në një rast viktimë është një vajzë 14 vjeçare, e cila është helmuar me helm "metonil" dhe në një rast një foshnjë.
Më së shumti, 17 vrasje gjatë periudhës së kaluar janë kryer me armë zjarri, ndërsa në 10 raste janë përdorur armë të ftohta (thika, sëpata, çekanë, shkop, send i mprehtë, shufër...). Me përdorimin e sendeve të forta janë kryer katër vrasje, në dy raste me ngufatje, ndërsa në nga një rast viktima është helmuar me helm, me djegie dhe vrasje të fëmijës së vet. Sipas vendit të kryerjes numri më i madh i vrasjeve - 19 janë kryer në vende të hapura. Shtatë vrasje janë kryer nëpër shtëpi, katër në oborret e shtëpive, nga dy në objekte hotelerike dhe hapësira afariste dhe nga një në shitore dhe në kioskë për sandviçë.
Vrasjet më së shpeshti janë kryer gjatë orëve të pasdites - 12, pastaj tetë janë kryer në orët e paradites, shtatë gjatë orëve të mbrëmjes, tre gjatë natës. Në gjashtë raste bëhet fjalë për gjetjen e kufomave për të cilat nuk është vërtetuar saktë koha e kryerjes së vrasjes. Në 10 raste, motiv i vrasjes kanë qenë zënkat paraprake dhe rrahjet, nga marrëdhëniet e prishura bashkëshortore janë regjistruar tetë vrasje, ndërprerje e lidhjeve të dashurisë është motivi i katër vrasjeve, ndërsa nga një nga borxhi në të holla, moskujdesi dhe shtatzënia e padëshiruar.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.