Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Një ekip shpëtimi për Liqenin e Dibrës
Dibër, 11 korrik - Liqeni i Dibrës gjatë stinës së verës mbushet plot me pushues. Si nga Dibra ashtu edhe nga vise të tjera të Maqedonisë, Kosovës, por edhe nga një numër i madh edhe i mërgimtarëve. Në këtë liqe, të rinjtë gjatë tërë verës gjejnë freskinë e stinës. Por dy- tre vitet e fundit, liqenit tonë i mungon "ekipi i shpëtimit". Ky ekip, deri më 2007 realizonte aktivitetin e vet në Liqe, mirëpo për shkaqe financiare, ekipi në fjalë u shua. Sekretari i Kryqit të Kuq të Dibrës, Isni Telqiu, tha se "ekipi i shpëtimit" ka pasur 13 anëtarë dhe ka qenë prezent në Liqe gjatë gjithë stinës së verës pa ndërprerë. Madje, të gjithë anëtarët kanë qenë me certifikatë përkatëse me provimin shtetëror për zhytje. Telqiu tregon se edhe sivjet, që nga muaji shkurt, kanë dërguar një projekt, por ende nuk është aprovuar. Por, shton ai, se në bazë të ligjit, ata që janë koncesioner të Liqenit, janë të detyruar që të kenë një "ekip shpëtimtarësh, pasi që është obligim ligjor. Mirëpo, përfaqësuesit e koncesionerëve të Liqenit, deri tani nuk kanë kërkuar tek ne, pasi të drejtë për "ekip shpëtimtarësh" ka vetëm Kryqi i Kuq. Sekretari i kësaj organizate tregon se po kërkohen modalitete për një bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Ohrit që gjatë këtij sezoni veror, të dërgojnë një grup shpëtimi edhe në Dibër, pasi në Ohër janë 130 anëtarë të këtij ekipi. "Por, natyrisht nëse gjejmë edhe mirëkuptim dhe mbështetje nga pushteti vendor, i cili do të ndihmoj për qëndrimin e tyre në Dibër", thotë Telqiu. Kryqi i Kuq i Dibrës ka dërguar në stërvitje shtatë të rinj dibran në Shkup, por s'ka se kush t'i paguajë shpenzimet. Telqiu vlerëson se është më se e rëndësishme që në Liqenin e Dibrës të ketë "ekip shpëtimi", pasi thuajse çdo vit ky liqe ka marrë jetën të një apo dy personave. (V.S.)
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.