| |
Biofizicienti i parë ndër shqiptarët e Maqedonisë
Driton ZENKU
Gostivar, 31 dhjetor - Njëri nga mësimdhënësit e denjë të trojeve shqiptare në Maqedoni, i cili për mëse dy dekada ka qenë besnik ndaj profesionit të vet, Hatip Useinin, i cili me sukses të madh ka mbrojtur titullin e doktorit tw shkencor Prof. Dr, në drejtimin e Biofizikës, në fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Tiranës.
Hatip Useini, titullues i parë i nivelit prof dr, në lëmin e Biofizikës tek shqiptarët e Maqedonisë, regjistrimin e doktoraturës e bëri në vitin 2003. Gjurmimet shkencore i ka kryer në Institutin Biologjikë të Tiranës dhe atë në dy drejtime, përcaktimi i përqindjes së A-T-së dhe G-C-së në ADN si dhe spektri i absorbimit të ADN-së me AO, paraqitja e komplekseve I, II dhe 0, nën udhëheqje të mentorit prof dr Marenglen Spiro.
Tema me të cilën fitoi titullin shkencor është: "Acidi Dezoksi Ribonukleik (ADN), spektri i ADN-së gjatë bashkëveprimit me agjend-mutagjen (AO), temë të cilën e ka mbrojtur para komisioni pesë anëtarësh në krye me prof dr Halil Sykaj, shef i Departamentit të Fizikës në fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Tiranës. Hatip Useini shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në vendin e lindjes, ndërkaq mësimet i vazhdoi në Shkollën e lartë teknike të Prishtinës.
Nga viti 1969 deri në vitin 1976 angazhohet si drejtor teknik në Tullanën e Gostivarit, nga ku dhe fiton bursën për vazhdim të Studimeve.
Në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Prishtinës, me sukses dhe mesatare të notës 8.95 arrin që për tre vite të mbaroi studimet, nga ky institucion i ofrohet të mbetet si asistent, por për shkak të mungesës së kuadrit gjegjës në gjimnazin e Gostivarit ai vendos që të angazhohet aty që nga viti 1978 deri në vitin 2004 si profesor i lëndës së fizikës, ndër kohë që në vitin 1986 regjistron shkallën e tretë (magjistraturën) në Institutin "Ruxher Boshkoviç", të Zagrebit në drejtimin e Fizikës Atomike dhe Molekulare, ku në kohë dhe me sukses arrin të jep gjitha provimet. Në mungesë të teknikës në institutin e përmendu më lartë, temën e magjistraturës e mbron në Universitetin e Beogradit por me komision të Institutin "Ruxher Boshkoviç", të Zagrebit të kryesuar nga prof. Dr. Anton Pershin. Në vitin 1994 me formimin e Universitetit të Tetovës, ishte ndër të parët profesor që ligjëroi dhe dha kontributin e tij në mëkëmbjen e këtij institucioni.
Në vitin 2004 me zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës, Hatip Useini u pranua si ligjërues i rregullt në këtë institucion. Krahas angazhimeve në mësimdhënie dhe gjurmimeve shkencore, Useini është autor i disa punimeve shkencore me karakter ndërkombëtar. Në vitin 1994 në Miramanë të Trieshtës prezanton punimin me titull: "Fizika Molekulare", në vitin 1996 në Ankara të Turqisë prezanton punimin "Fizika Atomike", si dhe dy punime të tjera lidhur me Acidi Dezoksi Ribonukleik (ADN), të cilat i ka publikuar në Tiranë, por të transmetuara në rrjetin e internetit në më tepër vende të Botës.