Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Homazhe për Zendelin, Nezirin dhe Zhitinë
Kërçovë, 3 qershor - Në fshatin Llagje të Kërçovës është shënuar tre vjetori i vdekjes së veprimtarit Gafur Zendeli. Në këtë manifest te varri i veprimtarit bënë homazhe bashkëveprimtarë, bashkëluftëtar, familjarë dhe miq e dashamirë të veprimtarit të palodhur. Në këtë përvjetor fjalë rasti mbajti kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. "Dëshmori i kombit Gafur Zendeli ishte atdhetar i shquar i kauzës sonë kombëtare dhe ishte ndër të parët i cili veproi si në diasporë ashtu edhe në vendlindjen e tij", tha Ahmeti.
Ndërkohë, fjalim rasti për bashkëveprimtarin ka mbajtur edhe kryetari i SHVL-së, Fazli Veliu. "Gafuri është shembull i veprimtarit, atdhetarit e sakrifikuesit që rrallë mund t'i hasësh. Kjo figurë e ndërtuar mirë ka pasur një qëllim, që ne shpesh e quajmë fisnik, mirëpo qëllimi fisnik kërkon vendosmëri të ushqyer rregullisht me guxim për sakrificë të përhershme. Ai e deshi shume lirinë, por amaneti i tij dhe shumë veprimtareve të tjerë ende nuk është kryer", tha kryetari i SHVL. Në emër të familjes Zendeli, të pranishmit i ka falënderuar i vëllai Ymer Zendeli, ndërsa homazhe me lule të freskëta bënë edhe kryetari i Komunës së Osllomesë, Fatmir Dehari, si dhe miq, bashkëluftëtarë dhe veprimtarë të tij.
Ndërkohë, në fshatin Hotël të Komunës së Likovës, në praninë e familjarëve, kryetarit të kësaj komune Sadulla Duraku, si dhe qytetarëve të shumtë, është përkujtuar rënia heroike e dëshmorit të kombit Llokman Neziri. Që nga fillimi i përgatitjes së luftës së viti 2001, ai me vullnet dhe moral të fortë i është bashkangjitur UÇK-së. Shokët e tij kanë rrëfyer fjalët e Llokmanit që thoshte: "Bashkohuni o burra", "Bashkimi sot është më se i nevojshëm", "O sot o kurrë, se atdheu është më i ëmbël se të gjithë".
Me rastin e përvjetorit të nëntë të rënies së tij, kryetari i komunës Sadulla Duraku, ka theksuar rëndësinë e përkujtimit të dëshmorëve. "Sot, në këtë ditë, jemi tubuar ti kujtojmë e nderojmë dëshmorët tanë, e duke i nderuar ata, nderojmë vetveten e vatanin tonë", ka thënë ai.
Të pranishmit e shumtë me pas kanë bërë homazhe për të gjithë të rënët heroik gjatë konfliktit të vitit 2001, në sheshin memorial të Dëshmorëve të Kombit.
Një delegacion i lartë i BDI-së të mërkurën ka qëndruar në fshatin Llugë të Besjanës së Kosovës, ku është bërë rivarrimi i mbetjeve mortore të heroit të kombit Afrim Zhitia dhe përurimi i obeliskut kushtuar këtij kolosi të lëvizjes politike ilegale shqiptare të viteve 80-ta. "Ju sjell tërë respektin dhe nderimin e popullit shqiptar nga Maqedonia, të shokëve dhe bashkëveprimtarëve, të shokut e drejtuesit të lartë të Levizjes së vitit të madh të luftës për liri e pavarësi të Kosovës 1989, ilegalin sypatrembur dhe intelektualin e guximshëm Afrim Zhitia", ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në këtë ceremoni, ku kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe personalitete të tjera.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.