Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Prishet konstruksioni i restorantit "Tiç"
Tetovë, 3 qershor - Komuna e Tetovës ka njoftuar se është mënjanuar i konstruksioni metalik para restorant "Tiç". Sipas autoriteteve komunale, prishja është kryer në koordinimi të plotë me të gjitha organet përkatëse. "Pas vërejtjeve të njëpasnjëshme për shlyerje të taksave komunale, Inspektorati komunal i Tetovës ishte i detyruar të intervenojë për rrënimin e konstruksionit metalik para restorantit 'Tiç', në Tetovë. Komuna e Tetovës nëpërmjet këtij Inspektorati, duke i marrë në konsideratë vërejtjet e qytetarëve, në vazhdimësi ka bërë mënjanimin e objekteve pa leje, të cilët paraqesin vështirësi për qarkullimin normal. Ky përcaktim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe vlerësojmë se detyrimet ndaj ligjit vlejnë si për institucionet ashtu edhe për individët", tha zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Flakran Pustina, gjatë një pres konference me gazetarë. Ai ka apeluar deri tek qytetarët që të respektojnë normat ligjore që Inspektoriati komunal i Tetovës të mos jetë i detyruar të merr masa sanksionuese. Ndërkaq, pronari dhe qiraxhiu i objektit, të martën kanë akuzuar Komunën e Tetovës se pa asnjë paralajmërim kanë intervenuar në rrëzimin e konstruksionit metali. (U.H)
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.