Mbase kam paragjykime, por shumica e qyteteve të Serbisë më duken të hirta, depresive, monotone, sidomos në vjeshtë dhe dimër. Ndonëse kryeqytetasit e këtij shteti përpiqen që qytetin tyre, Beogradin ta paraqesin si qytet të bardhë( serbisht beo- i bardhë, grad- qytet)
Ky koalicion qeveritar që në fillim u kuptua si orvatje për manipulim me elektoratin dhe margjinalizimin e plotë të shqiptarëve. Dëshmi për këtë janë 100 ditët e këtij partneriteti qeveritar, ku BDI-ja ishte tërësisht në shërbim të realizimit të programit të VMRO-DPMNE-së
... nuk lodhet kush që ngjyrën e tingujve ta zbusë, ta çlirojë nga frenat e fshatit të lindjes. Rend me retorikën e tyre të rraskapitur fonetika e ligë. Këto zonja e këta burra në fjalorin e tyre me të cilën mundohen ta arrnojnë retorikën e politikanit shpesh nuk kanë y-ja, nuk kanë rr-ja
Duke u dehur me gëzimin e skllavërisë, do harrojë njerëzia jonë se kanë rënë në rrëzomë të re të poshtërimit dhe të humbisjes së gjuhës dhe të vendit ku rrojnë dhe prapë do rrinë si të mortshëm e të patrazuar, si rrinë tashi, kur në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit, do nisin të shkruajnë shqip me germa të sllavosura BA[KIMI DEMOKRATIK PER INTEGRIM, KLUBI FUTBOLISTIK [KENDIJA...
Degradimi kombëtar po ndodhë ditë e më shumë, para syve tanë. Partia e koalicionit qeveritar, BDI, mburret me funksionimin normal të koalicionimit të saj me VMRO-DPMNE-në. Ndërkohë që të gjithë shqiptarët e vendit dhe, më gjërë, po shohin se ky koalicion po rrjedh binarëve të abnormales, drejt dështimeve fatale. Gjithësesi, në fund koston do ta paguajë vetë BDI! A ka filluar ky shpagim?!
Sot zbresin aktivistë të degëve e të krandeve të ndryshme (siç do të kishte thënë Salajdin Salihu i urtë) e vijnë në Shkup në pazaret e tenderëve, (duke shkelur nëpër idealet e Havziut, të Myftarit, të shumë e shumë burrave të tjerë që kanë qenë roje e identitetit në kohët më të vështira), kurse Nevzati, Nevzat Halili me meritat e mëdha endet nëpër entet e punësimit
Nga shqiptarët kemi heshtje, ndërsa maqedonasit bishtnojnë me terminologji bajate ku në vend që Maqedoninë ta quajnë shtet multietnik, e prezantojnë atë si shoqëri multietnike. Me dashje apo pa dashje askush nuk thirret në Kushtetutë dhe tolerohet manipulimi nga maqedonasit
Mospërmbushja e të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit është një refren që përsëritet çdo vit në raportet e KE-së. Dokumenti kornizë që ka të bëjë me avancimin e pozitës së shqiptarëve akoma nuk është përmbyllur edhe pas shtatë viteve të përfundimit të konfliktit në Maqedoni
Po bëhen 100 ditë. Asnjë shenjë se ju punon ndonjë shqisë. Ata nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk reagojnë edhe kur "partnerët" ua nxjerrin sytë. Janë paralizuar me vetëdëshirë dhe për inat të tjerëve...