PDF  PDF KOHA

SHKARKO KOHA PDF FORMAT

Financial markets

 

 

Sport

Komento |  
Zhuta beson në medalje

Avdyl SALIHU
Shkup, 19 nëntor - Janë duke u bërë edhe parapërgatitjet e fundit për organizim sa më të suksesshëm të turnirit të 38 tradicional të boksit "Gongu i artë", i cili do të zhvillohet në palestrën sportive "Kalle" në Shkup më 22 dhe 23 nëntor. Deri më tani pjesëmarrjen në këtë garë e kanë konfirmuar Federata e boksit të Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kroacisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Rusisë. Maqedoninë në këtë turnir do ta përfaqësojnë boksierët më të mirë të vendin, ku ndër ta do të jenë edhe shqiptarët nga Struga, Nasi Hani dhe Fatlum Zhuta. Ky i fundit për gazetën "Koha" u shpreh mjaft optimist se pas mossuksesit që pati në Kampionatin evropian në Liverpul, kësaj here do të mundohet me të gjitha forcat që të fitoj medalje. "Jam i përgatitur maksimalisht për këtë garë, pasi nuk kam ndërprerë fare ushtrimet pas Kampionatit evropian. Tre herë në ditë kam stërvitur së bashku me trajnerin tim Fisnik Hani, prandaj besoj se kësaj here do të tregoj fytyrën time të vërtetë", pohoi boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë, Fatlum Zhuta. Zhuta edhe pse në Liverpul është paraqitur në kategorinë gjerë më 75kg, në Shkup shpreson se do të luftoj në 69kg. "Jam duke tentuar që në turnirin 'Gongu i Artë' të paraqitem në një kategori më të ulët se ajo që garova në KE. Besoj se do ja arrij qëllimit", pohoi strugani. Ndryshe, vitin e kaluar boksieri më i mirë i "Gongut të Artë" u shpall Nikollai Gallotin nga Rusia i cili në finale mposhti boksierin nga Anglia, Xhorxh Gros, kurse sivjet gjasat më të mëdha për ta fituar këtë aktivitet, i ka boksieri Veli Mumin i cili fitoi medaljen e bronzet në Kampionatin evropian në Liverpul.

Kosova nuk
ftohet
Boksierët nga Kosova edhe kësaj here do të mbesin pa pjesëmarrje në turneun "Gongu i Artë", kurse shkak për këtë është se Federata e boksit të Kosovës nuk është ende e pranuar në Federatën e boksit botëror. "Shkaqet për mos ftesën e Kosovës në këtë garë, janë pasi ky vend ende nuk është pranuar nga Federata e boksit botëror. Ky aktivitet është garë zyrtare dhe nuk e lejojnë ligjet e kësaj federate", pohoi njëri prej organizatorëve të "Gongut të Artë", Vllado Nastevski.

"Gongu i Artë" nga viti 1960
"Gongu i artë" për herë të parë është mbajtur në vitin 1960 në Shkup edhe atë nën tendë të cirkut "Praga". Fitues i parë i këtij aktiviteti ka qenë boksieri i njohur nga ish-Jugosllavia, Zvonko Vuin, i cili në finale mposhti boksierin nga Maqedonia, Risto Gazepov, ndërkohë si teknik më i mirë u shpall Mate Parlov.

Bursë edhe për Hajredinin

Agjencia për Rini dhe Sport, do të ndajë bursë 1 vjeçare edhe për boksierin e talentuar Afet Hajredini. Këtë lajm e konfirmoi trajneri i tij, Naser Haruni. "Më kanë kontaktuar zyrtarët e Agjencisë dhe ma kanë konfirmuar lajmin. Besoj se me këtë bursë do të motivohet edhe më shumë boksieri ynë për të ardhmen", pohoi Haruni. Ndryshe, trajneri i KB "Skupi", ka thënë se planifikon nëse ja lejon Federata që Hajredini të paraqitet edhe në "Gongun e Artë". "Boksieri im ka 16 vjet dhe nëse e lejojnë, ai do të paraqitet në 'Gongun e Artë', nëse jo, atëherë do të marrim pjesë në turneun e Adem Jasharit në Prishtinë".

Komento |  
Fitorja e thellë e Shqipërisë
Shkup, 19 nëntor - Reprezentacioni i Shqipërisë (U-21) ka mposhtur me rezultat të thellë 0-3 përfaqësuesen e Maqedonisë në takimin miqësor që është zhvilluar të mërkurën në Ohër. Fitoren "kuqezinjtë" nga Shqipëria e kanë arritur me plot meritë, përderisa të përzgjedhurit e seleksionuesit të shpresave të Maqedonisë kanë luajtur shumë dobët. Ndryshe, golat për të përzgjedhurit e seleksionuesit nga Shqipëria, Artan Bushati i kanë shënuar Hisa, Vila dhe Progni. (B.K.)